
Swiss Home Decor

Adresa: Rruga Industriale, Autostrada Tirane-Durres KM 10, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
SWISS HOME DECOR është në tregun shqiptar që prej vitit 2015, një kompani e dedikuar në sektorin e arredimit të ambienteve të brendshme dhe të jashtme, me ide inovative dhe duke përdorur produkte shqiptare me vlera dhe cilësi shumë të lartë. Punimet tona kanë një dizajn unik dhe ndjekin trendet e kohës për këdo që dëshiron t’i japë një pamje të re shtëpisë ku banon, vendit ku punon apo çdo ambienti tjetër që e rrethon.
Qëllimi ynë është të bëhemi një me idenë dhe dëshirën e klientit për të pasur brenda mureve të tij gjëra vërtet të bukura, të ndërthurura me punë, përkushtim, cilësi dhe veçanti. Ne kujdesemi deri në detajet më të vogla në punimet tona dhe pikërisht kjo është ajo që na diferencon në treg.
Çfarë ofron
1- Mozaiku i gurit natyral
Është e rëndësishme të ndalemi një hap pas dhe të vlerësojmë gurin natyral, i cili është i bukur në formën e tij origjinale. Me përpunimin e duhur, ai ruan cilësitë e tij pavarësisht ndryshimeve të temperaturës. Asnjë nga materialet moderne të sintetizuara nuk mund të ofrojë pasurinë dhe autenticitetin unik të gurit natyral.
Falë nuancave dhe ngjyrave të mrekullueshme, vijave të theksuara të krijuara nga natyra dhe larmisë së teksturave, bëhet e mundur krijimi i një mozaiku origjinal dhe unik. Llojet e gurëve që ne përdorim vijnë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë dhe rajonit, si guri shkëmbor, guri i Zadrimës në Lezhë, guri i Elbasanit, gurë natyral nga Vlora, Përmeti, Skrapari, Peshkopia, Gjirokastra, si dhe nga Travertino i Italisë dhe Maqedonia.
Gurët përpunohen me rrjeta të përgatitura në pjesën e poshtme dhe ngjiten në mure në mënyrë të ngjashme me pllakat. Mozaiku mund të krijohet edhe në mënyrë të personalizuar, sipas preferencave të klientit.
2 - Panelet dekorative 3D prej gipsi
Zgjedhje praktike dhe estetike për arredimin e ambienteve të brendshme. Ato janë të lehta për t'u punuar dhe montuar, ofrohen në ngjyra të ndryshme dhe mund të personalizohen sipas porosisë. Gjithashtu, janë të lyer me bojë ekologjike, duke ofruar një zgjidhje miqësore me mjedisin.
3- Dekore kopshtarie
Ne ofrojmë tregti gurësh natyralë dekorativë për zbukurimin e kopshteve, lulishteve dhe ambienteve të gjelbëruara. Gurët janë idealë për përdorim në hoteleri, lokale, vila dhe hapësira të tjera estetike. Gjithashtu, ofrojmë gurë të vegjël të përpunuar, të cilët mund të përdoren për krijimin e dekoreve unike dhe elegante.
4- Veshje tulle me terrakotë
Tulla nuk është thjesht një material ndërtimi, por një element dizajni që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet. Dizajnerët e përdorin një mur me tulla si një zgjidhje elegante për ambientet e brendshme. Ne arrijmë të harmonizojmë në mënyrë të thjeshtë dhe të bukur përpunimin e tullës me terrakotën, duke krijuar një efekt unik dhe të ngrohtë. Tullat prodhohen nga argjila natyrale, e trajtuar dhe e pjekur në furrë me dru, në temperatura që variojnë nga 950 deri në 1050 gradë. Ato vijnë në ngjyra të ndryshme si e kuqe, e verdhë dhe rozë, si dhe në përmasa të ndryshme, duke mundësuar krijimin e dekoreve sa më tërheqëse dhe funksionale.
5- Dyer të brendshme dhe të blinduara
Në ditët e sotme, dekorimi dhe ngrohtësia janë elementë thelbësorë në çdo hapësirë, veçanërisht në shtëpitë tona. Dyert e blinduara, të punuara me saktësi dhe unicitet, ofrojnë siguri maksimale, duke rritur ndjenjën e mbrojtjes dhe qetësisë në jetën e përditshme. Ne ofrojmë një gamë të gjerë dyersh të brendshme dhe të jashtme, të cilat plotësojnë të gjitha standardet e cilësisë dhe personalizohen sipas kërkesave të klientit. Çdo derë realizohet me kujdes të veçantë për të kombinuar funksionalitetin, sigurinë dhe estetikën.
6- Parkete druri dhe laminat
Për një shtëpi të bukur dhe të ngrohtë, asgjë nuk krahasohet me parketin e drurit masiv. I qëndrueshëm, rezistent dhe estetikisht i bukur, druri mbetet një nga zgjedhjet më të mira për dyshemetë e shtëpive dhe ambienteve të banimit. Druri krijon një atmosferë të ngrohtë dhe natyrale, ndërsa ofron mundësinë e riparimit në mënyrën më të lehtë të mundshme. Përveç drurit masiv, ne ofrojmë edhe parket laminat, një alternativë praktike dhe moderne, e cila kombinon bukurinë me funksionalitetin.
Shërbime

Arredim ambjentesh te jashtme me gure natyral

Dekorim me guraleca per kopshte dhe lulishte, oborre

Dysheme me parket druri masiv natyral

Forma 3D per veshje muresh

Gur natyral nga zadrima e Lezhes per veshje muri

Rikonstruksion total apartamentesh

Punime te pergjithshme ndertimi

Rikonfigurim tualetesh

Rikonstruksion njesi komerciale, bare, restorante, zyra

Rikonstruksion punime gipsi, Patinime, Lyerje, Hidraulike dhe elektrike

Punime mozaikesh me gure

Panele dekorative 3D gipsi, allcie per mure

Panele gipsi 3D per interior

Parket druri natyral

Perpunim guri natyral

Pllaka guri natyral per veshje fasade

Proces prodhim terrakote

Punim mozaiku me gur natyral

Punime me dru masiv per dysheme

Punime me parket druri masiv

Tulla argjile te pjekura ne furre

Veshje guri per interior

Proces kolaudimi per mozaik guri

Veshje muri me tulle terrakote

Veshje tulle me terrakote

Montim dyer te brendshme

Prodhim dhe vendosje dyersh te brendshme

Prodhim vazosh dekorative guri natyral

Punime fasade, Veshje fasade me terrakot

Punime gipsi, Patinime, Lyerje, Hidraulike dhe elektrike

Punime vazozh dekorative per lule

Fasada terrakote

Tulla terrakote per veshje fasadash

Veshje me terrakote per fasada, mure, dysheme

Panele ngrohese murale
Punë të kryera

Dekoracion me gure natyral per lokale

Dekorim me gure natyral per bare

Dysheme me tulla te kuqe

Gure natyral per veshjen e siperfaqes se murit

Gure zalli per dekorim ambjentesh

Montim parketi me dru masiv

Mozaik me gur natyral per sallon

Panele dekrative 3D

Punim guri per veshje

Shtrim dyshemeje me dru masiv

Shtrim dyshemeje me tulla

Steme Embleme mozaik me gur natyral

Veshje e murit me pllaka guri

Dekorim i mureve te godines me tulla terrakot

Dere kryesore per apartament

Veshje terrakot, Pallat tek Komuna Parisit

Veshje muri me tulla dekorative

Dyer per hotel

Dyer te jashtme per apartamente

Dekorim me gure dekorativ

Faqe muri e veshur me gure natyral

Veshje muri me tulle dekorative

Punim parketi per apartament

Shtrim parketi

Veshje fasade me gure natyral

Prodhim vazosh dekorative

Punime te pergjithshme ndertimi

Restaurim total per apartament

Shtrim apartamenti me dru masiv

Shtrim rruge me terrakote

Shtrim trotuari me tulle terrakote

Arredim me gure dekorativ per oborr vile

Vendosje dyer te brendshme per apartament

Veshje e brendshme me tulle

Veshje fasade me terrakote

Veshje me gur te gdhendur

Veshje muri me gure natyral

Punime te brendshme per apartament

Punime te brendshme per dyqan

Punime vazozh dekorative per lule

Shtrim parketi dhe pedane druri

Tulla dekorative per godine banimi

Tulla dekorative per kompleks rezidencial

Veshje fasade pallati me tulla dekorative

Veshje soxhorno tv me gure dekorative

Fasade dekorative per mur te brendshem

Shkolla 9 vjecare Dritas

Veshje pallati dekorative

Dekor mur i brendshem me tulla dekorative

Fasade pallati e realizuar me tulla dekorative

Objekt i perfunduar, tulla dekorative ne fasaden e jashtme

Prishtine, Kosove

Proces veshje fasade me tulla

Vile private, veshje me tulle dekorative

Kosove, rezidence banimi, fasade me veshje tulle

Objekt banimi, fasade e realizuar me tulla terrakote

Pallati Agikons, fasade me tulla terrakote

Shtrim dyshemeje me tulla terrakote

Tulla me veshje terrakote, perdorur ne fasade institucioni

Tulla terrakote perdorur ne veshje fasade